Teleteksti
Lajme

Pas ndalimit 48 orësh të Kadri Shalës, flet avokati i tij

pas-ndalimit-48-oresh-te-kadri-shales,-flet-avokati-i-tij

Ndalohet për 48 orë Kadri Shala, flet avokati i tij.

Kadri Shala, pronar i kompanisë “LDA Group”, ku shkuan rreth 2.1 milionë eurot e shtetit nga disa transaksione ilegale, sot është dorëzuar në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të tij, Osman Hoxha.

Avokat i Shalës është paraqitur para mediave pas përfundimit të intervistimit të klientit të tij. Ai tha se intervistimi i gjatë ka shkuar mirë dhe se policët kanë pasur sjellje korrekte me Shalën.

“Sot dikun rreth ores 12:45 minuta jemi paraqitë. Sjellja ka qenë korrekte. Janë respektu të drejtat, liritë e klientit tim… Të njëjtit, sapo përfunduam intervistën, iu konfirmua se Prokuroria Speciale ka lëshuar udhër për paraburgim për 48 orë.

Loading...

Ai pohoi se klienti i tij ka udhëtuar për një kohe të shkurter për në Turqi, ndërsa konfirmoi se me t’u kthyer në Kosovë, është paraqitur në stacionin policor.

Për herë të parë nga arratia, Kadri Shala u paraqit në mbrëmjen e së shtunës. Përmes vëllait të tij, ai kishte dorëzuar një letër të shkruar me dorë në redaksinë e Gazetës Express dhe Televizionit T7. Në këtë letër që mban datën 24 tetor 2020, Shala ka treguar historinë se si ka përfunduar një shumë kaq e madhe e parave nga buxheti i shtetit në llogarinë e firmës së tij.

Ai ka thënë se kishte menduar që ka pranuar mjete nga kompanitë që siç tha, i kishin atij borxhe.

Shala kishte shkruar se posa ka marrë këto para, kishte nisur t’i shlyente borxhet që ua kishte personave e kompanive të ndryshme.

Më 20 tetor, punëtori i Thesarit, Labinot Gruda, u arrestua nën dyshimin se përmes katër transaksioneve ka transferuar saktësisht 2,077,995.90 euro nga buxheti i shtetit në llogarinë e kompanisë “LDA Group”.

Në llogarinë e “LDA Group” fillimisht ishin transferuar 622 mijë euro, herën e dytë 375 mijë, pastaj 330 mijë dhe për herë të fundit 750 mijë euro.

Hetimi për këtë vjedhje përfshin 40 njerëz, të cilët në forma të ndryshme dyshohet se janë bërë protagonistë të këtij skandali.

Skandali i vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga buxheti i shtetit është planifikuar mbi një strategji që gjeti zbatim për 8 minuta, sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Në kërkesën për caktimin e paraburgimin ndaj të arrestuarit Labinot Gruda, Prokuroria ka treguar se në Ministrinë e Financave, Labinot Gruda, për 8 minuta kishte krijuar llogari fiktive që do të duhej të dukeshin si të ishin të punëtorëve të këtij dikasteri, e që do t’i mundësonin atij pastaj që kundërligjshëm t’i transferonte 2,077,995.90 euro në llogari të kompanisë “LDA Group”, pronë e Kadri dhe Valon Shalës.

Për të arrestuarin e vetëm për këtë rast, zyrtarin e Thesarit, Labinot Gruda, Gjykata Themelore e Prishtinës të enjten ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Për këtë rast, në kërkim është edhe përfaqësuesi i autorizuar i “LDA Group”, Valon Shala.

Tjera nga rubrika

Selmanaj të trajtohet njëjtë si Jabllanoviqi, kjo është kërkesa e deputetet së VV-së

Teleteksti.com

Kosova furnizohet me pajisje mjekësore për menaxhimin e koronavirusit

Teleteksti.com

Hoti: Këngëtari Ismet Peja ka hyrë në historinë artistike të Kosovës

Teleteksti.com

Zbulohen detaje shokuese nga ‘rrëmbimi’ i 28 vjeçarit nga Malisheva

Teleteksti.com

12 të vdekur dhe 645 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Teleteksti.com

ShSKUK pezullon tenderin për furnizimin e spitaleve me oksigjen në Kosovë

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë