Teleteksti
Ekonomi

Për shkak të koronavirusit, hiqet TVSH’ja për importuesit e grurit dhe miellit

per-shkak-te-koronavirusit,-hiqet-tvsh’ja-per-importuesit-e-grurit-dhe-miellit

Hiqet TVSH’ja për importuesit e grurit dhe miellit për shkak të koronavirusit.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka marrë sot vendim për lirim nga pagesa e TVSH’së për të gjitha importet e grurit dhe miellit për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës, raporton Gazeta Express

Loading...

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të nisur për media.

“Në mbështetje të Rregullores Nr. 05/2020 për Fushat e Përgjegjësitë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona virus COVID19, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi mori vendim për lirimin e përkohshëm nga pagesa e TVSH-së të gjitha importet e grurit dhe miellit për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës. Duke u bazuar në këtë vendim me automatizëm dhe pa pasur nevojë për të parashtruar kërkesë të veçantë lirohen përkohësisht nga taksa doganore dhe TVSH-ja të gjitha subjektet biznesore prodhuese apo kontraktuesit e tyre, të cilët merren me importimin e lëndës së parë. Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovë. Ky vendim hyn në fuqi nga dita e sotme”, shkruhet në njoftim.

Loading...

Tjera nga rubrika

Kaq kosovarë erdhën në Kosovë pas hapjes së aeroportit ‘Adem Jashari’

Teleteksti

OEAK kërkon nga Kryeministri Hoti përkrahje urgjente për bizneset

Teleteksti

Paralajmërohet kolaps, rënie ekonomike deri në 11% nëse s’ndërhyhet

Teleteksti

Fillon fushata e korrjeve, premtoohet dyfishim i subvencioneve për bujqësi

Teleteksti

Deri në 11% rënia ekonomike nëse s’ka veprim nga shteti

Teleteksti

Ministri Mustafa: Do të vazhdojë mbështetja për kultivuesit e frutave

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë