Teleteksti
Sport

Pezullohet xhudo për shkak të koronavirusit, Driton Kuka jep lajmin që askush nuk e priste

pezullohet-xhudo-per-shkak-te-koronavirusit,-driton-kuka-jep-lajmin-qe-askush-nuk-e-priste

Për shkak të koronavirusit është pezulluar edhe xhudo.

Kosova tashmë ka hyrë në listën e shteteve të prekura nga koronavirusi, dhe për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës janë pezlluar të gjitha aktivitetet sportive.

Loading...

Shkaku i këtyre masave, sot edhe ekipi Olimpik i xhudos ka hyrë në karantinë.

Trajneri Driton Kuka, që në ekipë ka pesë garues, të cilët ndodhen brenda normës Olimpike Tokio 2020, ka theksuar se ekipi është izoluar në sallën stërvitëse.

“Prej sot ekipi Olimpik është në karantinë, që do të thotë do të izolohet prej kontaktit me njerëz tjerë”, ka deklaruar Kuka për uebfaqen zyrtare të KOK-ut, www.noc-kosovo.org.

“Do të jenë krejt 10 persona, përfshirë sparing partnerët që do të qëndrojnë, ushqehen e stërvitin së bashku deri në një moment tjetër. Të gjithë do të jenë në karantinë tek salla ku stërvitim”, shtoi trajneri kampion Olimpik me Majlinda Kelmendin.

Shkaku i koronavirusit, Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), ka pezulluar Grand Slamin e Ekateringut në Rusi, Grand Prixin e Tbilisit, Grand Prixin e Antalyas, gara këto që vlenin për pikë Olimpike, si dhe Kampionatin Evropian “Pragë 2020”, i cili tani pritet të mbahet në muajin qershor.

Driton Kuka mendon se edhe Lojërat Olimpike Tokio 2020, do të shtyhen.

“Lojërat Olimpike me siguri do të shtyhen. Normal, për ne do të ishte mirë të mbahen në kohë, meqenëse ne nuk kemi ndërprerje, por shumë shtete të fuqishme tashmë janë jashtë stërvitjeve dhe kjo flet shumë”, deklaroi Kuka.

Majlinda Kelmendi (-52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg), pritet të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 me normë.

LO Tokio 2020 janë paraparë të mbahen prej 24 korrik – 9 gusht 2020 në Tokio të Japonisë.

Loading...

Tjera nga rubrika

Zbulohet oferta e Barcelonës për Lautaro Martinez

Teleteksti

Baseli përfundimisht merr vendim për të ardhmen e Edon Zhegrovës

Teleteksti

ZYRTARE: Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës do të luhen në këta muaj

Teleteksti

Arrihet marrëveshja, Muller do ta djersit këtë fanellë sezonin e ardhshëm

Teleteksti

UEFA merr vendim: Shtyhet sërish ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë

Teleteksti

Futbollistët e skuadrës nga Serie A heqin dorë nga pagat këtë muaj për ta ndihmuar klubin

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë