Teleteksti
Lajme

Po shihet si rrezik grumbullimi prindërve në oborret e shkollave

po-shihet-si-rrezik-grumbullimi-prinderve-ne-oborret-e-shkollave

Grumbullimi i prindërve në oborret e shkollave po shihet si rrezik.

Grumbullimi i prindërve pranë shkollave fillore me arsyetimin e përcjelljes së nxënësve po shihet si rrezik.

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit kanë lutur prindërit që të mos shkaktojnë grumbullime dhe të kenë kujdes të shtuar.

Lumnije Islami-Hoxha nga e hëna qëndron për më shumë se një orë e gjysmë para shkollës duke pritur që të përfundojë mësimin djali i saj që sapo ka filluar klasën e parë.

Loading...

Ajo thotë se grumbullimi i prindërve dhe gjyshërve para dyerve të shkollave është shqetësues.

Në shkollat e Prishtinës thonë se dita e parë ka qenë më problematike me numër të madh të prindërve derisa theksojnë se kanë bërë të gjitha përgatitjet që mos të shkaktohet tollovi.

Në protokollin lidhur me rregullat mësimore në kushte pandemie thuhet se prindërit nuk lejohet të hyjnë në objektin e shkollës në mënyrë që të ruhet shëndeti i frekuentuesve brenda shkollës.

Sipas protokollit prindërit apo kujdestarët ligjorë, obligohen të bartin maskën gjatë gjithë kohës edhe në hapësirat e jashtme të shkollës.

Tjera nga rubrika

Deputeti nga komuniteti egjiptian: Qeveria dhe MASHT-i dështuan në ofrimin e mësimit online për komunitetet

Teleteksti

Deputeti i VV-së: LDK-ja nuk e votoi ditën memoriale të egjiptianeve si festë zyrtare

Teleteksti

Osmani i përgjigjet Fatmir Sejdiut: Pse nuk e merr guximin të tregojë si e mashtroi Thaçi

Teleteksti.com

Mësohet se a do të mund të tërheqin 10-përqindëshin e Trustit kosovarët në diasporë

Teleteksti.com

Thaçi flet për Asociacionin: Çdo lëvizje nga korniza e tij nënkupton Republikë Srpska brenda Kosovës

Teleteksti.com

Bajram Gecaj me ironi i përçon mesazh Albin Kurtit

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë

Po shihet si rrezik grumbullimi prindërve në oborret e shkollave

nga Teleteksti.com koha e leximit: 1 min