Teleteksti
Lajme

Presidentja thotë se s’mund të prioritizohet dialogu me Serbinë kur nuk sigurohen vaksinat për qytetarët e Kosovës

presidentja-thote-se-s’mund-te-prioritizohet-dialogu-me-serbine-kur-nuk-sigurohen-vaksinat-per-qytetaret-e-kosoves

19:17 | 13 Prill 2021

Osmani ka thënë se nuk mund të prioritizohet dialogu me Serbinë kur nuk sigurohen vaksinat për qytetarët e Kosovës.

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovës, Pavel Bílek, i cili e përgëzoi për detyrën.

Ambasadori Bilek theksoi se marrëdhëniet ndërmjet të të dy shteteve janë të mira dhe se do të vazhdojë edhe më tej thellimi i tyre.

Ai përmendi sfidën e pandemisë Covid-19, me të cilën po përballet e gjithë bota.

Kurse Presidentja Osmani, duke u ndërlidhur në këtë temë, theksoi se nuk mund të prioritizohet dialogu me Serbinë, teksa nuk sigurohen vaksinat për qytetarët e Kosovës. Ajo potencoi se në këtë kohë nevojitet solidaritet ndërmjet shteteve, ndaj shfaqi shpresën se Kosova do të ndihmohet nga shtetet mike dhe organizatat ndërkombëtare për sigurimin e sasisë e nevojshme të vaksinave për qytetarët e saj.

Zonja Osmani falënderoi shtetin çek për mbështetjen e deritashme duke shfaqur gatishmërinë për intensifikimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndër shtetërore. Ndërkaq ambasadori Bilek nga ana tjetër, theksoi se Çekia mbështet rrugën evropiane të Kosovës.

Tjera nga rubrika

Ish gjyqtari i Eulexit thotë se ka fakte se përse ky mision nuk i ka hetuar krimet e luftës në Kosovë

Teleteksti.com

Shokuese se çfarë zbulon Milaim Zeka për Tomë Gashin

Teleteksti.com

30 vendet aleate vendosin për misionin e NATO-s në Kosovë

Teleteksti.com

Vlora Çitaku kërkon që Kosova të reagojë për sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut

Teleteksti.com

Vuçiq përmend konfliktin e ngrirë me Kosovën dhe qindra të vdekur

Teleteksti.com

Holanda – problemi kryesor se përse Kosova nuk ka liberalizim të vizave

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë