Teleteksti
Lajme

Pritet të vijë në Kosovë, vaksina e AstraZenecas po testohet tek fëmijet

pritet-te-vije-ne-kosove,-vaksina-e-astrazenecas-po-testohet-tek-femijet

Vaksina e AstraZenecas që e pret Kosova do të testohet te fëmijët.

Një studim i ri do të kryhet për të parë se si vaksina kundër koronavirusit e Universitetit të Oxford-it dhe kompanisë AstraZeneca funksionon te fëmijët.

Rreth 300 vullnetarë do të marrin pjesë në studim, që pritet të nisë në fund të muajit shkurt, transmeton BBC.

Vaksina e AstraZenecas po përdoret në Britani dhe vendet e Bashkimit Evropian, së bashku me vaksinat e Pfizer/BioNTech. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që vaksina e AstraZenecas të përdoret. Kjo vaksinë thuhet se ka efikasitet 63.9 për qind ndaj sëmundjes COVID-19.

Loading...

Në studimin që do të kryhet, 240 fëmijë do ta marrin vaksinën e AstraZenecës, ndërkaq disa të tjerë do të marrin atë për kontrollin e meningjitit.

Në studimet paraprake të kryera nga Oxford-i dhe AstraZeneca, fëmijët nuk kanë qenë të përfshirë.

Andreë Pollard, profesor i infeksionit dhe imunitetit pediatrik, njëherësh kryeinspektor i provave klinike të vaksinës së Oxford-it ka theksuar se shumica e fëmijëve nuk preken nga COVID-19 dhe ka pak gjasa, që ata që preken, të kenë sëmundje të rëndë.

Por, ai tha se është e rëndësishme që të kuptohet siguria dhe përgjigja imunitare nga vaksina te fëmijët dhe adoleshentët, pasi sipas tij, fëmijët po ashtu mund të përfitojnë nga vaksinimi kundër koronavirusit.

Vaksina e AstraZencas aktualisht është miratuar që të përdoret te personat mbi 18 vjeç.

Doza të kësaj vaksine pritet të marrë edhe Kosova, nga programi COVAX i OBSH-së, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave te vendet e varfra.

Tjera nga rubrika

Bashkëshortes së Hashim Thaçit iu bë kjo befasi për 8 Mars

Teleteksti.com

Albin Kurti për dialogun me Serbinë: Duhet të përgatitet mirë

Teleteksti.com

Edhe Lutfi Haziri e konfirmon kandidaturen për kryetar të LDK-së

Teleteksti.com

Temperatura befasuese, ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme

Teleteksti.com

Dyshohet për plaçkitje dhe tentimvrasje afër Badovcit

Teleteksti.com

Ambasadori amerikan: Edhe pse të pavlerësuara, gratë udhëheqëse janë thelbësore në suksesin e Kosovës

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë