Teleteksti
Bota/Rajoni

Rama deklarohet për privimin nga jeta të 25-vjeçarit: E pafalshme, por nuk ka lidhje me policinë

rama-deklarohet-per-privimin-nga-jeta-te-25-vjecarit:-e-pafalshme,-por-nuk-ka-lidhje-me-policine

Edi Rama është deklaruar për privimin nga jeta të 25-vjeçarit.

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim publik, lidhur me vr’asjen e të riut Klodian Rasha nga policia.

“Pamundësia fizike për të qenë këtu fizikisht, ma imponoi shtyrjen e këtij mesazhi.

Në këtë mesazh nuk mund të mbeten pa prekur ngjarjet e dhunshme të ditës së djeshme.

Loading...

Në radhë të parë jeta e humbur nga akti fatal i eefektivit.

Sapo kam zbritur në Tiranë kam shkuar në familjnne e të ndjerit.

Jam prekur pa masë nga përulësia e babait.

“Ne duam drejtësi jo zhurmë politike”, tha ai. Dua punblikisht t’ja shpreh familjes ndjesën dhe dhimbjen e thellë për humbjen e patregueshme. Përveç fjalëve të ndjesës, drejtësisë për ngjarjen, asgjë tjetër nuk mbetet fatkeqësisht pas një jete të humbur befasisht.

Efektivi i policisë ka vr’arë një njeri në mënyrë të pashpjegueshme.

Por pavarësisht faktit se vr’asja është kryer nga një njeri, arma ishte e shtetit.

Prandaj dhe ndjesa i takon shtetit bashkë me angazhimin e zbardhjes dhe ndëshkimit të autorit.

Autori i ka kaluar drejtësisë dhe do të hetohet në paanësi të plotë.

Akti i tij ngjan fare i pakuptueshëm dhe krejt i paarsyeshëm, por është drejtësia që ka barrën e fjalës së fundit.

A është kjo ngjarje e shkëputur nga vija e sjelljes së policisë së shtetit?

A ka qenë vërtet policia e prirur të tejkalojë të drejtën e përdorimit të forcës, sikurse u akuzua nga zoti president i Republikës?

A janë drejtuesit e policisë apo dhe Ministri i Brendshëm të lidhur me kri’min?

Drejtësisë i duhet koha e saj.

Tragjedia e asaj nate ishte e pafalshme, por pa asnjë lidhje me punën e policisë së shtetit shqiptar”, u shpreh Rama.

Tjera nga rubrika

Flasin mjekët, thonë se Moska zyrtare po i detyron që ta marrin vaksinën ruse kundër koronavirusit

Teleteksti

35-vjeçarja tregon për efektet e koronavirusit 9 muaj pas infektimit: Ka ditë që nuk marr dot frymë!

Teleteksti

Një test gjaku mund të tregojë nëse një i infektuar me koronavirus do të mbijetojë apo jo

Teleteksti

“Janari do të jetë i tmerrshëm”

Teleteksti

Vaksina e parë për koronavirus jepet në Mbretërinë e Bashkuar, fillohet nga një 90-vjeçare

Teleteksti

Koronavirusi arrin në tru përmes mukozës së nuhatjes

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë