Teleteksti
Sport

Reali gjen zëvendësuesin e Ramos dhe Varanes në Francë

reali-gjen-zevendesuesin-e-ramos-dhe-varanes-ne-france

Real Madridi ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Paris Saint-Germainit, brazilianin Marquinhos, përcjellë të martën “Le Buteur”.

Mësohet se te Reali po e shohin Marquinhosin si përforcim ideal për repartin e mbrojtjes.

Madje, braziliani po shihet si zëvendësim për Sergio Ramosin e Raphael Varanen, të cilët pritet të largohen nga Reali në fund të sezonit.

Marquinhos është kapiten i PSG-s dhe këtë sezon ka 34 ndeshje, ku ka shënuar pesë gola e ka bërë një asistim.

Loading...

26-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2024 kurse ka edhe 47 ndeshje e dy gola të realizuar për Përfaqësuesen e Brazilit. Marquinhos është pjesë e PSG-s prej vitit 2013 kur iu bashkua nga Roma./Gazeta Sinjali Sporti/

Tjera nga rubrika

Man City e feston titullin me një rekord në Premierligë

Teleteksti

Low së shpejti pritet ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe turke

Teleteksti

Real Madridi po përgatit një ofertë për Lautaro Martinezin

Teleteksti

Aguero zyrtarizon kalimin tek Barcelona pas finales së Champions Leagues

Teleteksti

Lewandowski nuk e lëshon kësaj radhe ‘Këpucën e Artë’

Teleteksti

Lingard zgjidhet lojtari më i mirë i muajit në Premierligë, Steve Bruce merr çmimin e trajnerit të muajit

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë