Teleteksti
Vip/Kultura

Ribashkohen Loredana e Mozzik, kështu shfaqen në krahët e njëri-tjetrit

ribashkohen-loredana-e-mozzik,-keshtu-shfaqen-ne-krahet-e-njeri-tjetrit

I jepet fund spekulimeve, Mozzik dhe Loredana kapen midis Prishtinës.

Reperi Mozzik dhe Loredana janë prej kohësh ndër emrat më të përfolur në estradën shqiptare.

Vitin e kaluar, dyshja në fjalë deklaruan se po e vendosin marrëdhënien e tyre në pauzë, për shkak të presionit të madh nga fama dhe opinioni publik.

Megjithatë ata i bën bashkë vajza e tyre, Hana, por duket se së fundmi fëmija nuk është e vetmja arsye që po i bën bashkë ish-çiftin e njohur.

Loading...

Ata janë parë së fundmi duke drekuar me njëri-tjetrin në një nga restorantet e Prishtinës, ku më pas kanë takuar edhe miken e tyre të përbashkët këngëtaren Kida.

Telegrafi ka publikuar pamje nga momenti kur dyshja shihen pranë njëri-tjetrit, duke lënë të dyshohet se ish-çifti kanë përmirësuar edhe më shumë raportet mes tyre.

Megjithëse janë mjaft aktivë në rrjetet sociale dhe ndajnë thuajse imazhe të shpeshta me ndjekësit nga përditshmëria e tyre, ata nuk publikuan as edhe një imazh nga nata e mbrëmshme e kaluar në të njëjtën tryezë pranë njëri-tjetrit.

Për nga karriera, si Mozzik ashtu edhe Loredana kanë pasur një vit të suksesshëm.

Mozzik ka nxjerr në treg albumin e tij “Mozzart”, me të cilin ka pasur suksese të shumta, ndërsa Loredana edhe këtë vit është nominuar për çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards.

Tjera nga rubrika

Alketa shfaqet e veshur me komplete, po duket si zonjë e vërtetë

Teleteksti

Prej vitesh e fshehur, më në fund zbulohet fytyra e gruas muslimane të Khabib Nurmagomedov

Teleteksti

Afërdita dhe vajza e saj rregullohen si nuse, kaq bukur po duken nënë e bijë

Teleteksti

Jonida Maliqi me ‘look’ të ri, nuk do ta njihni

Teleteksti

Shumë vite më parë, kështu dukej Vjollca Haxhiu

Teleteksti

Kush ia mbushi Luanës, duar me ‘dukat’

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë