Teleteksti
Sport

Roma me dy super transfere nga Juventusi

roma-me-dy-super-transfere-nga-juventusi

Roma mendon për transferimin e dy yjeve të Juevntusit.

Kampionati në Serie A është pezulluar, por skuadrat po mendojnë për përforcimet eventuale për edicionin e ri.

Loading...

Skuadra italiane Roma është duke menduar për tu përforcuar në repartin ofensivë dhe për këtë ka në shënjestër dy yjet e Juventusit.

Giallorosët pritet t’i shesin disa lojtarë në fazën e sulmit si Cengiz Under, Nikolas Kalinic e Diego Perotti.

Gonzalo Higuain dhe Federico Bernardeschi janë dy sulmuesit që po kërkohen me ngulm nga Roma.

Federico Bernardeschi dhe Gonzalo Higuain . (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images)

Kryeqytetasit janë gati të shpenzojnë rreth 35 milionë euro për transferimin e anësorit italian Bernardeschi në Olimpico.

Ndërkohë sa i përket argjentinasit Higuain, duket pistë më e vështirë, por jo sa i përket parave.

Juventus për ta lënë të lirë argjentinasin kërkon rreth 20 milionë euro pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021.

Higuain kërkohet edhe nga skuadra tjera si Monaco në Francë, por dëshira e tij është të rikthehet në vendlindje dhe kjo përbën një pengës për Romën.

Gjithsesi nëse nuk arrihet Higuain, atëherë Giallorosët do të tentojnë transferimin e talentit kanadez të Gent, Jonathan David.

Loading...

Tjera nga rubrika

Ronaldinho zgjedh formacionin më e ëndrrave në Ligën e Kampionëve, lë jashtë yllin e madh

Teleteksti

UEFA merr vendim për ndeshjen Maqedonia e Veriut – Kosova

Teleteksti

Januzaj i dashuruar në Man Unitedin: Ende është ekipi im i dytë

Teleteksti

Pothuajse zyrtare: Ja kur do të zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Teleteksti

Juventusi me super transfer nga Real Madrid

Teleteksti

Milik – Milan, lajm bombë nga Italia

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë