Teleteksti
Bota/Rajoni

Rritje e frikshme e të vdekurve nga koronavirusi në Britani të Madhe

rritje-e-frikshme-e-te-vdekurve-nga-koronavirusi-ne-britani-te-madhe

Britania e Madhe shënon rekord të viktimave të virusit: 563 të vdekur për një ditë.

Mbretëria e Bashkuar i ka shënuar 563 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e kaluara. Kjo shifër paraqet rekord të ri për periudhën njëditore që nga fillimi i përhapjes.

Loading...

Në këtë mënyrë, shifra e përgjithshme e viktimave të koronavirusit në shtetit ishullor shkoi në 2352 persona. Për më tepër, gati 30 mijë njerëz janë infektuar. Britania është vendi i pestë më i prekur në Evropë nga virusi i ri.

Një ditë më parë, në këtë shtet u shënuan 381 viktima dhe mbi tre mijë raste të reja, më së shumti deri në atë periudhë, por rekordi u ndryshua të mërkurën me 4324 raste të infektimeve dhe 563 viktima, shkruan “Daily Mail”, transmeton express.

Megjithatë, besohet se numri i të infektuarve në Britani është më i lartë për shkak të politikës qeveritare për t’i testuar vetëm pacientët në spitale dhe jo dhjetëra mijëra britanikë që kanë simptoma më të lehta e që po qëndrojnë në shtëpi.

Vendet më të prekura në Evropë vazhdojnë të mbeten Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania. Këto dhe vende të tjera kanë marrë masa të gjera për ta luftuar përhapjen e virusit, përfshirë mbylljen e kufijve, izolimin e qytetarëve dhe ndërpreprjen e fluturimeve ndërkombëtare.

Loading...

Tjera nga rubrika

Autopsia e re: Floyd vdiq nga sulmi në zemër, gjithashtu kishte coronavirus

Teleteksti

Maqedonia e Veriut regjistron 67 raste të reja me koronavirus

Teleteksti

Mali i Zi shpall fundin e koronavirusit

Teleteksti

OBSH jep lajmin e rëndësishëm në lidhje me vaksinën kundër koronavirusit

Teleteksti

Shteti me më së shumti myslimanë në botë anulon haxhillëkun për sivjet

Teleteksti

Vuçiq e quan politik vendimin e Malit të Zi hapjen e kufijve

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë