Teleteksti
Teleteksti TV

Sa punëtorë do t’i pranojë Kroacia në vitin 2020?

Sa punëtorë do t’i pranojë Kroacia në vitin 2020?

Sa viza pune u lëshuan në vitin 2019 nga Kroacia për shtetasit kosovarë? Sa punëtorë do t’i pranojë Kroacia në vitin 2020? Përgjigjet ekskluzivisht për Front Online, Ambasada kroate në Kosovë

Gepostet von Front Online am Mittwoch, 5. Februar 2020

Ambasada e Kroacisë në një përgjigje ekskluzive për “Front Online” ka treguar se në bazë të kuotës totale vjetore të punësimit për të huajt, ky shtet në vitin 2020 do t’i lëshojë 78 mijë e 470 leje pune (për të gjithë të huajt).

Në vitin 2019, Ministria e Punëve të Brendshme Kroate lëshoi 8 mijë e 454 leje për shtetasit kosovar për të punuar dhe qëndruar në këtë shtet.

Loading...

Ata persona të cilët tashmë kanë lejen e punës dhe qëndrimit të lëshuar nga Ministria e Brendshme Kroate mund të aplikojnë për vizë me një hyrje “C” çdo ditë pune, pa termin, në qendrën e vizave VFS Global (nga ora 14:00-16:00 pasdite).

“Këto viza me një hyrje të tipit “C” lëshohen me qëllim të “rregullimit të punës dhe qëndrimit” dhe personat pas mbërritjes në Kroaci, duhet të shkojnë (sa më shpejt që është e mundur) në stacionin policor kompetent për të rregulluar qëndrimin e tyre (pranojnë një kartelë qëndrimi biometrikë)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës kroate në Kosovë për “Front Online“.

Për kosovarët që dëshirojnë të punojnë në shtetin bregdetar janë hapur me të madhe dyert nga viti i kaluar, me ç ‘rast edhe Ambasada kroate në Prishtinë ka aprovuar mijëra viza pune deri më tani.

Për shkak të kërkesave të mëdha për të udhëtuar drejt Kroacisë, kompanitë që merren me transportin e udhëtarëve kanë lëshuar linja të rregullta katër herë në javë. /FrontOnline/

Loading...

Tjera nga rubrika

Autorit të Deklaratës së Pavarësisë s’iu pagua mundi kurrë!

Teleteksti.com

Musliu: Shërbimi ushtarak kërkon kosto, vështirë i arritshëm

Teleteksti.com

Kush ishte ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha?

Teleteksti.com

Vendos Kryesia, seanca për votimin e Qeverisë mbahet me 3 shkurt (Video)

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë