Teleteksti
Bota/Rajoni

SHBA njofton se kur do të testohet në njerëz, vaksina për koronavirusin

shba-njofton-se-kur-do-te-testohet-ne-njerez,-vaksina-per-koronavirusin

Koronavirusi ka prekur një numër të madh të njerëzve në mbarë botën.

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson thotë se testimi tek njerëzit i vaksinës së tij eksperimentale për koronavirusin do të fillojë para shtatorit dhe se vaksina mund të jetë gati për përdorim nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Loading...

Kompania thotë se për krijimin dhe testimin e vaksinës ka angazhuar bashkë me Departamentin e Shëndetësisë, më shumë se 1 miliard dollarë. Sipas kompanisë, nëse provat tek njerëzit dalin me sukses, ajo mund të prodhojë më shumë se 1 miliard doza.

Johnson & Johnson parashikon që sasitë e para të vaksinës të përdoren për rastet më të rënda. Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë Alex Gorsky tha për rrjetin NBC se deri tani shenjat tregojnë se vaksina eksperimentale do të jetë e efektshme. Ai tha se kompania planifikon të rrisë prodhimin e vaksinës në javët e ardhshme, me qëllim që të ketë gati disa qindra milion doza deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe një miliard doza deri në fund të vitit 2021.

Loading...

Tjera nga rubrika

Maqedonia e Veriut regjistron 67 raste të reja me koronavirus

Teleteksti

Mali i Zi shpall fundin e koronavirusit

Teleteksti

OBSH jep lajmin e rëndësishëm në lidhje me vaksinën kundër koronavirusit

Teleteksti

Shteti me më së shumti myslimanë në botë anulon haxhillëkun për sivjet

Teleteksti

Vuçiq e quan politik vendimin e Malit të Zi hapjen e kufijve

Teleteksti

‘Shpërthen’ koronavirusi në këtë shtet amerikan

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë