Teleteksti
Kronika

SHKK-ja ia pezullon lejen e punës një të burgosuri që s’u gjet në vend pune

SHKK-ja ia pezullon lejen e punës një të burgosuri që s’u gjet në vend pune

Shërbimi Korrektues i Kosovës, sot ka pezulluar lejen e punës jashtë institucionit korrektues për të burgosurin A. H, pasi që i njëjti nuk ka qenë prezent në vendin e punës.

“Gjatë vizitës së zyrtarëve korrektues nëpër lokacionet e vendeve të punës në njërin nga lokacionet ka rezultuar se i dënuari A.H nuk ka qenë prezent në vendin e punës sipas marrëveshjes, andaj në bazë të kompetencave që ka Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka marrë vendim që të njëjtit t’i pezullohet leja e punës jashtë institucionit”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

SHKK që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, ka filluar zbatimin e Udhëzimit Administrativ në Qendrën Korrektuese të tipit të hapur të Smrekonicës për punën e të burgosurve jashtë institucionit korrektues, me ç ‘rast deri më tani nga ky vendim kanë përfituar katërmbëdhjetë të dënuar.

“Puna e të burgosurve jashtë institucionit korrektues është një aktivitet i nevojshëm drejtë risocializimit të suksesshëm dhe përgatitjes së tyre për tu rikthyer në shoqëri si individ të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë. Me këtë Udhëzim Administrativ, SHKK synon realizimin e misionit të saj ligjor për parandalimin e përsëritjes së krimit në të ardhmen, duke synuar një shoqëri ku sundon rendi dhe ligji, andaj keqpërdorimet e tilla janë të papranueshme dhe asnjëherë nuk do të jetë tolerante ndaj veprimeve të tilla”, thuhet në njoftim.

Loading...

Tjera nga rubrika

Arrestohet polici i cili vodhi armë e motosharra nga dhoma e dëshmive

Teleteksti.com

Gjilan: Sulmon fizikisht të dashurën

Teleteksti.com

Zubin Potok: Polici serb vjedh armë nga dhoma e dëshmive

Teleteksti.com

Gjilan: Dënohet 3 vjet burg dhe 3 mijë euro gjobë për blerje dhe shitje të narkotikëve

Teleteksti.com

Policia e Kosovës arreston 33 persona

Teleteksti.com

Një 18 vjeçar gjendet pa shenja jete, në Prizren

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë