Teleteksti
Lajme

Shpend Ahmeti reagon pas rrëzimit të Qeverisë Kurti

shpend-ahmeti-reagon-pas-rrezimit-te-qeverise-kurti

Me votimin e mocionit, sonte u rrëzua Qeveria Kurti.

I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas përfundimit të seancës në të cilën u votua me 82 vota pro rrëzimit të qeverisë Kurti.

Loading...

Ahmeti tha se e kanë merituar karantinën 14 ditore për shkak të rrezikimit të shëndetit fizik e mendor.

Ai gjithashtu ka porositur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi edhe për 14 ditë.

Ky është postimi i tij:

E keni meritu karantinën minimum 14 ditore! Jo për shkak të rrezikimit vetëm të shëndetit fizik por edhe atij mendor.

E di që është vështirë tash por duhet të bëhemi bashkë në këtë luftë e betejë. 14 ditët e ardhshme janë kritike edhe sipas ekspertëve.

Kosova ka njerëz që mund ta bëjnë më të mirën edhe në shëndetësi edhe ekonomi. Pas kësaj nate të vështirë, ju kisha lut për unitet. Kemi nevojë me punu bashkë të gjithë me e pas situaten në kontroll, qoftë edhe në kohë të shkurtë, sa ta kalojmë pandeminë.

Prishtinë, aman vazhdoni dhe #rriNshpi. E di që vështirë në këtë situatë por këtë krizë politike nuk bën ta shëndrrojmë në krizë edhe më të madhe shëndetësore. Ta ruajmë vetën, familjen dhe komunitetin.

#rriNshpi

P.S. Pas pandemisë, partitë duhet të kërkojnë rilegjitimim në zgjedhje, përvec në rast të qeverisë së gjërë për shkak të unitetit nacional të nevojshëm.

Loading...

Tjera nga rubrika

Kurti nuk vendos reciprocitet ndaj Bosnjë

Teleteksti.com

Ramush Haradinaj: Albin Kurti ka interesa direkte me ekonominë e Serbisë

Teleteksti.com

Shkollat, restorantet, lokaletnë Shqipëri mbyllen deri në përfundim të pandemisë

Teleteksti.com

Policia e zbulon kush është personi që dërgoi mesazh për t’i kryer analizat për koronavirus

Teleteksti.com

Ministri Konjufca vendos ta kthejë në shtëpi kunatën e Kadri Veselit

Teleteksti.com

Dy të infektuara me koronavirus kishin punuar në marketin EMONA

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë