Teleteksti
Lajme

Sot 6 të vdekur nga koronavirusi, Osmani: Ditë e rëndë për Kosovën – ngushëllime familjeve

sot-6-te-vdekur-nga-koronavirusi,-osmani:-dite-e-rende-per-kosoven-–-ngushellime-familjeve

Sot në Kosovë janë shënuar 6 të vdekur nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së sotme gjashtë persona kanë humbur betejën me koronavirus – shifër kjo më e larta që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me Covid-19.

Loading...

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar duke e vlerësuar ditën e sotme ( e shtunë ) si ditën më të rëndë për vendin, njofton Klan Kosova

Osmani teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave bëri thirrje që jeta e njerëzve të jetë prioritet.

“Qeveria duhet mos ta mbajë më peng Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, të cilin e kemi inicuar dhe hartuar në Kuvend qysh në prill, por ta sjellë urgjentisht në mënyrë që të mund ta amandamentojmë dhe pastaj miratojmë”, shkroi Osmani.

Ky është reagimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Sot ishte ditë e rëndë për Kosovën. Humbëm gjashtë jetë njerëzish nga virusi Covid-19. Jetët, edhe kur shtrëngohemi t’i përmbledhim në numra, nuk janë numra, sepse prapa secilës jetë, prapa secilës humbje, qëndron një histori njerëzore, qëndron dhimbja e prindërve për fëmijët e tyre ose e fëmijëve për prindërit dhe në fund dëshpërimi për humbjen e madhe.

Ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Ndaj dhimbjen me secilën familje të prekur dhe lutem që të sëmurët nga virusi të shërohen sa më parë. Bëj thirrje edhe një herë që mbrojtja e të drejtës në jetë të vendoset prioritet mbi prioritetet, sepse as ekonomia e as fushat e tjera nuk do të mbijetojnë nëse nuk sigurojmë shëndetin e popullatës sonë. Qeveria duhet mos ta mbajë më peng Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, të cilin e kemi inicuar dhe hartuar në Kuvend qysh në prill, por ta sjellë urgjentisht në mënyrë që të mund ta amandamentojmë dhe pastaj miratojmë. Ky ligj është posaçërisht i nevojshëm për t’i dhënë kompetenca shtesë organeve ligj-zbatuese në mënyrë që të ndërmerren masa strikte për parandalimin e pandemisë.

Ky virus vret. Mos u besoni atyre që thonë se nuk ekziston. Mos u besoni as atyre që e minimizojnë rrezikun. Prandaj të kujdesemi secili për veten e familjet tona duke mbajtur maska, distancë e higjienë.

Loading...

Tjera nga rubrika

Kryetari i SBASHK-ut: Mësimi do të ndërpritet nëse situata me Covid-19 përshkallëzohet

Teleteksti.com

Gjashtë muaj luftë me pandeminë, mjekët në Kosovë të stërlodhur

Teleteksti.com

Mjeku Bajgora: Emërgjenca e stërngarkuar, po pranojmë 200-230 raste në ditë

Teleteksti.com

Kuvendi nesër mban seancë, shqyrtohet projektligji për pandeminë dhe për rimëkëmbjen ekonomike

Teleteksti.com

OVL e UÇK’së: LDK e VV të njëjtë si Lista Serbe

Teleteksti.com

Kur dalin pagesat e qirasë për biznese? Flet ministrja Bajrami

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë