Teleteksti
Lajme

Sylejman Selimi flet pas shumë kohësh, e quan “politike” Gjykatën Speciale

sylejman-selimi-flet-pas-shume-kohesh,-e-quan-“politike”-gjykaten-speciale

Flet pas shumë kohësh Sylejman Selimi.

28 nëntori i vitit 1997 do të shënonte fillimin e një historie të re për Kosovën.

Për herë të parë, publikisht doli Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Mujë Krasniqi, Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi nga Llausha e Skenderajt, i treguan botës se në Kosovë tashmë ka organizim ushtarak, në mbrojtje të çdo pëllëmbe tokë e secilit qytetar.

Loading...

Dalja publike ndodhi para luftimeve të para frontale ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe, të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari dhe pas vrasjes së mësuesit Halit Geci nga forcat serbe.

Por, Dita e Flamurit e përvjetori i 23-të i daljes publike të UCK-së, e gjeti Kosovën pa shumë nga udhëheqësit e luftës çlirimtare.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, po përballen me pretendimet e Gjykatës Speciale, për krime lufte.

Për këtë arsye, ky 28 nëntor, për një ish-komandant të UÇK-së është më ndryshe.

“Pas 23 vitesh, të përballesh me padrejtësi them është e vështirë, duke e ditur masakrat që ka kry Serbia, vuajtjet që i ka shkaktu këtij populli, forcat policore serbe, paramilitare, ushtarake, kanë bërë tmerr në këtë vend, dhe tash gjykohën pjetarët e UÇK, që u mblodhën për të shpëtuar civilët shqiptarë”, shprehet Sylejman Selimi.

Megjithatë, Sylejman Selimi në një intervistë për RTK, është shprehur i bindur, se edhe këtë herë do të dëshmohet lufta e pastër e UCK-së.

“Është një betejë në një gjykatë politike, ne duhet të jemi unik, pasi e kemi një përballje me Serbinë dhe të gjithë ata që nuk ia duan të mirën këtij vendi. Edhe një herë do të tregojmë se lufta jonë ka qenë e pastër”, thotë Selimi.

E dikush që ka biseduar me ish-pjesëtarët e UCK-së që gjenden në Hagë, thotë se edhe ata do ta festojnë 28 nëntorin.

“Dje kam fol me Nasimin, edhe ata më thanë se sot e kanë një festë të vogël”, tha Faton Klinaku.

Që nga 5 nëntori, Thaci, Veseli, Selimi e Krasniqi, po mbahen në paraburgim në Hagë.

Tjera nga rubrika

E dhimbshme, nëna e Klodianit tregon se si i kumtua lajmi në orën 4 të mëngjesit për vdekjen e të birit

Teleteksti.com

Haradinaj i pikëlluar për vdekjen mjekut kosovar: I shëroi plagët e luftëtarëve të UÇK-së

Teleteksti.com

Përleshje në grup në Fushë Kosovë – shtatë të prangosur, një përfundon në spital

Teleteksti.com

Vdes nga koronavirusi mjeku kosovar

Teleteksti.com

Reagon Vjosa Osmani: Kontrata me Wiliam Walker nuk është shkëputur por skadon këtë muaj

Teleteksti.com

Deputeti i AAK-së: PDK nëse do të qëndrojë në opozitë mos ta kërkojë ta ketë presidentin

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë