Teleteksti
Sport

Të rejat e duelit të shekullit, Fury vs. Joshua

te-rejat-e-duelit-te-shekullit,-fury-vs.-joshua

Anthony Joshua me sukses mbrojti tre titujt e peshave të rënda në muajin dhjetor ndaj bullgarit Kobrat Pulev, të cilin e nokautoi.

Rripi që britanikut i mungon aktualisht, është ai i WBC që është pronë e bashkëkombësit Tyson Fury.

Këtë e arriti në duelin e dytë kundër Deontay Wilder, të cilin rrahu keq në shkurt 2020.

Atë që krejt bota e boksit e kërkoi për disa vite, do të ndodh sivjet.

Loading...

Zyrtarisht është nënshkruar kontrata mes boksierëve, ku Joshua e Fury besohet që në qershor dhe dhjetor do të përballen mes vete, ndërsa datat akoma nuk janë caktuar.

Vetëm një kusht është vënë nga të dy. Fury ka thënë se nuk pranon të rrahet pa një ton para, kurse të paguhet fort është edhe kërkesa e Joshua.

AJ në karrierë ka 24 fitore, 22 me nokaut dhe një humbje, kurse Gypsy King është i pamposhtur, me 30 fitore, 21 me nokaut dhe një barazim.

Fituesi i këtij dueli, do të bëhet kampion i padiskutueshëm për peshat e rënda në sportin e boksit.

klankosova.tv

The post Të rejat e duelit të shekullit, Fury vs. Joshua appeared first on Klan Kosova.

Tjera nga rubrika

A do ta arrijnë gjermanët përmbysjen e madhe – publikohen formacionet PSG-Bayern

Teleteksti

Dënohet gjyqtari që nuk e pranoi golin e rregullt të Ronaldos ndaj Serbisë

Teleteksti

Chelsea-Porto, formacionet e mundshme

Teleteksti

E jashtëzakonshme, Luka Donçiq ka aftësi edhe për futboll

Teleteksti

Ndeshje spektakolare, Sevilla triumfon ndaj Celtas

Teleteksti

Kombëtarja U17 arrin në Sofje

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë