Teleteksti
Opinione

Testet serologjike për COVID-19 (testimi përmes antitrupave) (Informues i thjeshtëzuar)

testet-serologjike-per-covid-19-(testimi-permes-antitrupave)-(informues-i-thjeshtezuar)

Testi serologjik i COVID-19 (testi i antitrupave), është një test i gjakut i cili mund të zbulojë nëse një person ka antitrupa ndaj virusit që shkakton COVID-19.

Testet serologjike COVID-19 na ndihmojnë të dimë nëse dikush ka qenë i infektuar me virusin ose që është shëruar nga infeksioni COVID-19.

Ato nuk tregojnë nëse je momentalisht i infektuar.

Çfarë janë antitrupat?

Loading...

Antitrupat prodhohen nga imuniteti jonë për t’i luftuar infeksionet me virusë apo bakterie.

Kur antitrupat gjenden në gjakun tonë mund t’i pengojnë infeksionet e njëjta në të ardhmen.

Antitrupat zhvillohen për disa ditë apo javë pas infektimit me COVID-19, por nuk dihet saktë sa kohë qëndrojnë në gjak.

Testet serologjike nuk duhet të përdoren për të diagnostikuar COVID-19, pasi këto teste nuk zbulojnë praninë e virusit në trupin tonë. Këto teste mund të rezultojnë negativ edhe te pacientët e infektuar (për shembull, nëse antitrupat nuk janë zhvilluar ende).

Me cilin test zbulohet infeksioni me COVID-19?

I vetmi test me të cilin diagnostikohet COVID-19, është testi PCR, i cili e zbulon prezencen e virusit.

Ky test mund të zbulojë nëse keni një infeksion aktiv të koronavirusit. Këto teste kryhen duke marrë mostra me strisho nga fyti përmes hundës.

Çka tregon një test serologjik pozitiv?

Nëse rezultoni pozitiv në një test serologjik SARS-CoV-2, ka mundësi që kohët e fundit apo edhe më herët të keni qenë i infektuar me COVID-19.

Çka tregon një test serologjik negativ?

Rezultat negativ në testin serologjik (të antitrupave) tregon që nuk keni antitrupa ndaj virusit në gjakun tuaj. Kjo do të thotë që ju nuk keni qenë i infektuar më herët me COVID-19, ose ju keni qenë te infektuar tash së voni por nuk janë zhvilluar ende antitrupat.

Pra, në shumicën e rasteve kur ju jeni të infektuar, edhe nëse e bëni testin serologjik, ai del negativ pasi ende nuk janë prodhuar antitrupat.

Pse testi serologjik nuk na tregon nëse keni infeksion?

Nëse testoheni kur jeni të infektuar apo shpejt pasi jeni infektuar me koronavirusin e ri, testi mund të jetë negativ. Kjo ndodh sepse trupit tonë i duhet kohë që të prodhojë antitrupa.

Por, poashtu është e mundur që pas një kohe të gjatë pas infeksionit, testi serologjik mund të rezultojë negativ. Kjo ndodh për shkak se nivelet e antitrupave ulen me kalimin e kohës aq sa të bëhen të pazbulueshme.

Dr. Besim Morina, pulmolog

Tjera nga rubrika

Gara që nuk shpërfaq forcën reale të partive politike

Teleteksti

Na duhet një tryezë e partive, që do të ishte e ngjashme me Kongresin e Lushnjes

Teleteksti

Konsensus kombëtar për bisedimet me Serbinë

Teleteksti

Hallall buka e Kosovës, për gjithë deputetët që i thanë JOOOO, Gjykatës Speciale!

Teleteksti

Lulzim Basha i detyrohet një shpjegim shqiptarëve për UÇK

Teleteksti

Testet serologjike për COVID-19 (testimi përmes antitrupave) (Informues i thjeshtëzuar)

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë