Teleteksti
Lajme

Thaçi flet për Asociacionin: Çdo lëvizje nga korniza e tij nënkupton Republikë Srpska brenda Kosovës

thaci-flet-per-asociacionin:-cdo-levizje-nga-korniza-e-tij-nenkupton-republike-srpska-brenda-kosoves

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar qëndrimin e tij rreth Asociacionit, temë që Serbia po tenton ta rikthejë në tavolinë të bisedimeve.

Thaçi ka thënë se Asociacioni nuk është çështje teknike, e se për këtë ka opinion edhe të Gjykatës Kushtetuese.

“Çështje teknike nuk është aspak Asociacioni, kemi edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese, e kemi obligim ta implementojmë atë. Kosova nuk e ka asnjë obligim të bëjë asnjë hap më tutje, çdo lëvizje nga ajo kornizë nënkupton Republika Srpska, ajo një hyrje në një proces të goditjes së shtetit të Kosovës nga brenda, në veçanti kur Serbia nuk është e gatshme ta njohë Kosovën me këtë asociacion”, ka thënë ai.

Presidenti shton se kryeministri Avdullah Hoti gjithashtu ka rezerva për këtë çështje, megjithatë, thotë se Kosova duhet t’i kryejë obligimet që ka.

Loading...

“ Z.Hoti ka marrë pjesë në takimet e fundit, po e shoh se ka rezerva nga ana e tij, gjithçka që është në përputhje me kushtetutën duhet t’i kryejmë obligimet tona”, ka thënë presidenti i vendit.

Tjera nga rubrika

Shkoi i lirë në stacion, Policia nuk e ka ndalur Kadri Shalën kur hyri në Kosovë

Teleteksti.com

Pas ndalimit 48 orësh të Kadri Shalës, flet avokati i tij

Teleteksti.com

Aktakuza ndaj Thaҫit dhe marrëveshja me Serbinë, flet Borrell

Teleteksti.com

Pronari i kompanisë në të cilën u transferuan mbi 2 milionë euro të shtetit, ndalohet për 48 orë

Teleteksti.com

Katër të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë

Teleteksti.com

Vjen rrëfimi i ish-zëvendësministres që po lufton me koronavirusin

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë