Teleteksti
Teleteksti TV

Vendos Kryesia, seanca për votimin e Qeverisë mbahet me 3 shkurt (Video)

Seanca plenare për votimin e ekzekutivit do të mbahet me 3 shkurt, raporton Front Online.

Kryesia e Kuvendit i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Albin Kurtit.

Loading...

Kryeparlamentari Konjufca tha se kanë vendosur që seanca plenare për votimin e ekzekutivit do të mbahet me datën 3 shkurt ne oren 11:00, ashtu siç kërkoi dje, lideri i VV-së, Albin Kurti.

“Ne sapo e përfunduam një mbledhje të shpejtë, siç e dini mandatari për kryeministër iu është drejtuar Kuvendit dhe kryesisë së Kuvendit të Kosovës me një kërkesë për paraqitjen e qeverisë së ardhshme. Ai e ka kërkuar datën 3 shkurt, në orën 11:00. Mbledhja e kryesisë vendosi njëjtë, që të respektohet kjo datë dhe kjo orë që mbledhja e ardhshme, seanca plenare të mbahet me 3 shkurt në ora 11:00”, thotë ai, raporton Front Online.

Kryeparlamentari është shprehur optimist për marrëveshjen me Lidhjen Demokratike.

“Bisedimet po vazhdojnë, nuk ka ende një marrëveshje, por, unë jam shumë optimist që marrëveshja do të bëhet dhe që askush nuk mund ta ndalë krijimin e qeverisë Kurti.   E tëra që duhet të bëjmë në është që ta implementojmë zërin e qytetarëve, që ishte zë për ndryshime, për Albin Kurti kryeministër”, deklaroi Konjufca.

Këtë kërkesën Kurti e ka bërë pavarësisht se nuk ka arritur ende marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.

Me 20 janar, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mandatoi fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti, për postin e Kryeministrit./Front Online/

Loading...

Tjera nga rubrika

Facebook është duke u paditur nga një prej aksionarëve të tij për dështimet e tij në çështje racore

Teleteksti

Teknologjia “SmartReply” do të lejohet të përdoret në YouTube

Teleteksti

Zoom ka humbur afatin e vet në lidhje me një raport transparence në kërkesat e qeverisë për të dhënat e kompanisë

Teleteksti

BMW elektrike Seria 3, fotografohet duke i bërë provat në rrugë

Teleteksti

Bioengineers kanë krijuar një dorezë që është në gjendje të përkthejë gjuhën e shenjave amerikane në të folur në kohë reale

Teleteksti

Facebook njoftoi se do të shtyjë rekomandime në krye të burimeve të lajmeve për të inkurajuar përdoruesit të veshin maska

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë