Teleteksti
Lajme

Vetëvendosje e dërgon Thaçin në Kushtetuese për votën e Haxhi Shalës pro Qeverisë Hoti

vetevendosje-e-dergon-thacin-ne-kushtetuese-per-voten-e-haxhi-shales-pro-qeverise-hoti

Vetëvendosje e dërgon në Kushtetuese Thaçin: E bindi Haxhi Shalën për të votuar Qeverinë në orët e vona të natës.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e veprimeve të presidentit, Hashim Thaçi, që sipas tyre, ka bindur deputetin Haxhi Shala për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë edhe ashtu jolegjitime.

Loading...

Sipas njoftimit të LVV “Tablonë e plotë të veprimeve antikushtetues të kësaj skeme e përmbushi rasti i ndërhyrjes dhe ndikimit mbi deputetin Haxhi Shala, duke i shkuar në shtëpi pasmesnatës. Këtë fakt, e shpalosi edhe publikisht deputeti i shënjestruar, por u konfirmua edhe nga vetë Thaçi e Haradinaj”.

Njoftimi i plotë:

Jashtë autorizimeve e në cenim të rëndë të vlerave, parimeve kushtetuese e demokratike, të ndarjes së pushteteve e ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit, Presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Ai në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar që deputeti Shala të ndërroi qëndrimin dhe votën në seancën e jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Republikës të datës 3 qershor.

Si një Qeveri pa legjitimitet dhe e paligjshme, të vetmen mbështetje e kishte tek aranzhimet jokushtetuese në të gjitha fazat e saj. Tablonë e plotë të veprimeve antikushtetues të kësaj skeme e përmbushi rasti i ndërhyrjes dhe ndikimit mbi deputetin Haxhi Shala, duke i shkuar në shtëpi pasmesnatës. Këtë fakt, e shpalosi edhe publikisht deputeti i shënjestruar, por u konfirmua edhe nga vetë Thaçi e Haradinaj.

Është e tepërt të thuhet më, se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk i lejon Presidentit rol aktiv në skenën politike, sepse kjo çfarë ka bërë Thaçi nuk është vetëm angazhim aktiv politik, por edhe ndërhyrje e rëndë në rendin tonë kushtetues, por as si e tillë nuk është e para.

Loading...

Tjera nga rubrika

Nga këto komuna janë të infektuarit e konfirmuar sonte, prinë Prishtina me 81 raste

Teleteksti.com

Edhe dy të vdekur, shkon në 8 numri i viktimave vetëm të shtunën

Teleteksti.com

Alarmante: 178 persona të infektuar me koronavirus, 50 te sheruar

Teleteksti.com

Sot 6 të vdekur nga koronavirusi, Osmani: Ditë e rëndë për Kosovën – ngushëllime familjeve

Teleteksti.com

John Bolton: Shkëmbimi i territoreve nuk ishte ide e imja, e kërkuan liderët e Kosovës dhe Serbisë

Teleteksti.com

19 persona kandidojnë për pozitën e Avokatit të Popullit

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë