97.14 F
New York
July 21, 2019
Editor's Picks

Xhudistet kosovare luftojnë edhe sot për medalje të arta

Pas sukseseve në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, pesë xhudistë kosovarë do të luftojnë për medalje të arta gjatë tri ditëve të ardhshme në Grand Prixin e Budapestit. Sot do të garojnë Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Kampionët kosovarë të xhudos do ta vazhdojnë rrugën drejt normës olimpike “Tokio 2020”, duke marrë pjesë në Grand Prixin e Budapestit, që mbahet prej sot (e premte) deri të dielën.

Sot do të garojnë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg). Ndërsa, Akil Gjakova garon të shtunën dhe Loriana Kuka të dielën.

Xhudistët kosovarë, të udhëhequr nga trajneri Driton Kuka, do ta kalojnë rrethin e parë pa luftë.

Në rrethin e dytë, Distria do të përballet me rusen Sabina Gilizova, Majlinda me fituesen e duelit Luz Olvera – Katina Szabo, ndërsa Nora me fituesen e duelit Diana Dzhigaros – Ghofran Khelifi

Garat secilën ditë fillojnë nga ora 10:00 kurse blloku final nga ora 17:00.

Related posts

Here’s when investors can count on active managers edging index funds

Teleteksti.com

The bond market is even bigger than the stock market

Teleteksti.com

U.S. drugmaker Orexigen files for Chapter 11 bankruptcy

Teleteksti.com