Teleteksti
Jetë

Zbulohet, kjo është arma kryesore në luftimin e koronavirusit

zbulohet,-kjo-eshte-arma-kryesore-ne-luftimin-e-koronavirusit

Në ‘luftën’ kundër koronavirusit, shkuma e sapunit është vërtetë arma më efektive.

Një nga këshillat kryesore në luftën kundër koronavirusit, përpos karantinës në shtëpi, është larja e shpeshtë e duarve pas çdo veprimi ose takimi domethënës.

Loading...

Mjekët dhe hulumtuesit jo vetëm mendojnë se kjo nuk është thjesht një masë higjienike bazike, por që kemi të bëjmë me një nga armët më efektive jo vetëm kundër koronavirusit, por edhe ndaj disa viruseve të tjerë, potencialisht edhe më të rrezikshëm, si hepatiti A, meningjiti etj.

Por çfarë ndodh, pse sapuni është kaq i efektshëm? Është thjesht një pasojë kimike.

Koronavirusi, poshtë pikave që e bëjnë të duket sikur mban një kurorë, ka një shtresë lipidesh, pra dhjami, që e karakterizon. Kjo veçori, e bën sapunin tejet të efektshëm ndaj këtij virusi, ashtu siç mund të ndodh me një pjatë me yndyrë, “që lahet më thjesht me sapun sesa me ujë”, siç thotë edhe shefi i infektivit pediatrik të spitalit të Pittsburg, i intervistuar nga CNN.

Jo vetëm sapuni e pastron virusin, por sipas ekspertëve edhe “e deaktivizon atë, e pengon të hyj në celulat e njeriut”.

Ndërkohë, është e rëndësishme të nënvizohet sesi nuk mjafton që të lahen duart me sapun, por që nga fërkimi i duarve të krijohet shkumë, sepse shkuma siguron që viruset dhe bakteret e “mbytura” nga sapuni të ikin nga trupi. Dhe kjo është edhe arsyeja pse shpesh herë larja me sapun është edhe më i rëndësishëm se larja me dezinfektantët me bazë alkooli.

Këto e vrasin virusin, por nuk arrijnë ta zhdukin nga trupi, si sapuni që gjejmë në çdo banjo.

Loading...

Tjera nga rubrika

Kujdes: Koronavirusi kërcënon edhe kur jeni në gjumë

Teleteksti

Kjo vaksinë shpëtim ndaj koronavirusit? Nisin testimet

Teleteksti

Kujdes: A ndikojnë sapunët antibakterialë në dobësimin e imunitetit?

Teleteksti

Këtë duhet ta dini: Ja se sa gjatë jeton koronavirusi në rroba

Teleteksti

Polici që habiti të gjithë, doli në rrugë i ‘maskuar’ si koronavirus

Teleteksti

Tetë shenja se ndoshta jeni përballur me Coronavirusin, por jeni shëruar

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë