Teleteksti
Sport

Zyrtare: Nuk do të ketë El Clasico në SHBA

zyrtare:-nuk-do-te-kete-el-clasico-ne-shba

Nuk do të ketë El Clasico në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një tjetër turne i është nënshtruar krizës koronavirus.

International Champions Cup, që çdo verë mblidhte ekipet më të mira nga Evropa, nuk do të zhvillohet këtë verë.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes së tyre zyrtare në Tëitter, duke u arsyetuar se mesiguri datat e miqësoreve që luheshin në korrik dhe fillim të gushtit, do të përdoren tani për të përfunduar kampionatet në vende të ndryshme të botës, që janë ndërprerë shkak virusit COVID-19.

Loading...

Në SHBA mendohej të zhvillohet një tjetër El Clasico, pas asaj në vitin 2017 midis Real Madrid dhe Barcelona.

Loja nuk ishte konfirmuar akoma, por negociatat kishin filluar dhe parashikohej të zhvillohet në Las Vegas.

Por, koronavirusi e ka bërë të tijën dhe ashtu si gjithçka tjetër në botë, është anuluar edhe International Champions Cup.

Tjera nga rubrika

Këto janë ekipet që kaluan fazën e grupeve të Europa League

Teleteksti

Real Betis vihet pas lojtarit që dështoi te Arsenal

Teleteksti

Këta janë trajerët më të paguar të Serie A

Teleteksti

Arsenal i pamposhtur, e fiton Grupin B pa asnjë humbje në Europa Ligë

Teleteksti

Sparta Prague – AC Milan: Formacionet zyrtare

Teleteksti

Ish-presidenti i Real Madridit: Zidane nuk duhet shqetësuar nga Pochettino

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë